Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

A e jetova ditën sot, apo veç e kalova?
———————————————-
Ndoshta kjo është pyetja më e vështirë që mund t’ia bëjmë vetes.
Sepse koha nuk na pyet nëse jemi gati.
Ajo vetëm kalon… dhe merr me vete gjithçka që nuk e jetuam.
Ne shpesh jetojmë sikur kemi një marrëveshje me të nesërmen,
sikur çdo gjë mund të shtyhet:
një fjalë, një përqafim, një ëndërr, një falje, një jetë.
Por e vërteta është se
e vetmja kohë që na përket është ky çast.
E djeshmja është kujtim.
E nesërmja është vetëm mundësi.
Ndërsa kjo minutë — kjo frymë — është jeta.
Prandaj ndoshta pyetja nuk është:
“Sa ditë kam jetuar?”
Por:
“Sa nga ditët e mia kanë qenë vërtet të miat?”
Kosovë , më 28.8 2026
/QendraPress/