Çaste poetike me poeten:-Shpresa DHIMA

DHE PA BOTËN GJITHMONË TË DUA
————————————————
Dhe sikur ty mos kisha njohur
Do isha një si të gjithë .
Por pa ty asgjë s’ do ndriçonte..
Sa qielli ndrinë ,pa yje dhe hënë,
Se dritë i dhe ti jetës sime …
Sigurisht unë të dua gjithmonë
Botën për mua s’mund të ndryshoje
Por unë dhe pa të, ty të dua njësoj.
Unë jam aty pranë në çdo kohë…
Kur jashtë është dimër , e zemra ka behar
Unë jam atje ,diku pas teje…
Edhe pse ti më harron .
Kjo s’do të thotë se jam naive…
As për dobësi , jo mos e merr.
Se të duash është hyjnore
Njeriu do vetëm një herë në Jetë!.
Dhe ty të mos kisha njohur,
Do isha si çdo grua tjetër
Pa ty syve të mi, bota do ishte e vogël,
Ashtu si është ,një zemër bosh…
Sigurisht unë gjithmonë të dua..
Se ti je, gjithë bota për mua,
Ashtu si zemra ime plotëson
atë çfarë brenda teje është bosh….
/QendraPress/