Çaste poetike me poeten:-Natasha LIMAJ

I ËMBLI

————————

Po ta kërkoj si vëlla

Me gjith’shpirt , jo , s’bëj “ shaka “…

Mirë…që , s’vjen, kur duhet ardhur

S’dukesh as , dhe në të zbardhur…

Edhe unë , me shpirt , si motër

Dëshirën , s’ta marr për “ lodër “

Dremitjen , tek ti e dua

Që të zhytesh thellë në mua…

Ti “ somnambul “ nëpër natë

Portat e syrit kanatë…

Ç’të mbaj këmbët , unë i “ ziu “?!..

Vrap largohem si veriu…

Ti më do , po s’më merr dot

Pa dashjen, time të plotë…

Vi ngadalë , me “ sheqer “ shumë

Shpesh më thonë i ëmbli gjumë…

Që të jemi të dy mirë

Mos më kërko me pahirë

Pas shpine “ andralla “ jete

Mua do t’më kesh për vete!…

/QendraPress/