Çaste poetike me poeten:-Shpresa REHOVA

E veshur me Atdhe

————————–

Nga vuajtjet

atdheu më veshi

me koracën e dhimbjeve.

Çdo plagë u bë një gozhdë

që ma lidhi më fort

shpirtin me këtë tokë.

Që atëherë

çdo plagë e re vetëm më kujton

se sa e rëndë është pesha e tokës

kur e mban në kraharor.

Nuk jam bërë prej hekuri,

por jam bërë prej qëndrese,

sepse atdheu i farkëton bijtë e tij

në kudhrën e dhembjes.

Nuk e humba besimin.

Sepse e di:

edhe agimi

kalon përmes natës më të gjatë,

dhe një ditë kjo koracë

nuk do të vishet më për të mbijetuar,

por për të mbrojtur lirinë që ende po lind..

/QendraPress/