Çaste poetike me poeten ;Teuta Shaqiraj

Paska ardhur..pranvera

(e ripunuar)

———————————-

Teksa freskoja mendjen e përgjumur

mollëzat përflaken me avuj dëshirash .

C’zgjim mëngjesor, me nota magjie

mes pëshpërimash the… erdh pranvera,

u përmenda ,por se besova…

Syri gështenjë mu mbush me vesë.

C’aromë kundërmojnë lulet e pjeshkës ,

nuanca buzëqeshjesh rozë

petalet mbi faqe feksin

Shpirti ngrohu këmbët e zbathura,

lumturisht besova,

paska ardhur pranvera….

Bie erë limoni mbi buzët e tua..

Ah c’ më hutojnë shqisat e mia.

Zemra gjahtarë gjuan guaskën dimërake,

era sjell aromë halash pishe njomëzake .

qënia ime n’ekstazë në “rite” dashurie,

pragun tënd kisha shkelur…

me britma habie.