Çaste poetike me poeten-Violeta Zogaj TELAKU


Kosovë.
————————-
Qiell të ngrysur mos të pafsha kurrë
E mira të rrjedhtë si uji në gurrë
Burim mirësie qofsh gjithmonë e jetë
Çdo begati lutem me të gjet.
Bardhësia të mbuloftë
Për ty e zeza mos ekzistoftë
Ngjyrat e ylberit qiellin ta përshkofshin
Pamjen e bukur ty ta shtofshin
Diell paç përherë,
mugëtirë asnjëherë
Çdo dimër i acartë
Ty tu bëftë pranverë
Kosovë e dashur
Çerdhe e trimërisë
Kosovë e imja
Lulja e mirësisë
Kosova jonë , tokë e Dardanisë
Ty te shoqërofshin veç ditët e lavdisë
Kosova jonë tokë e Arbërisë
Ty te shoqërofshin ditët e krenarisë.
/QendraPresss.com/