Çaste poetike me poeten; Xhuljeta FERRAJ
NË HESHTJE PRET PERËNDIN!
…………………
Thotë një fjalë e shenjtë,
“Goja flet nga mbushullia e zemrës”,
Në atë shpellë të fshehur,
Gjuha helmuese rrënjë ka hedhur.
Me gjuhë njeriu ,hedh vrer kudo,
Lëndon,mashtron pa mëshirë,
Pa menduar ku bije helmi,
Në tokë,a në zemër të mirë.
Pa menduar plagët e hapura,
As lotët e mbledhura në “Calikë”,
As zemrën e plagosur,
As klithmat për ndihmë.
Goja e të ligut si varri i hapur,
Jeton me ankth çdo ditë ,
Syri natën nuk i mbyllet,
Në gropë të drejtin do ta fus.
E kush është njeriu i ligë?
Ai që vret e pret me thikë?
Jo,është ai që nuk do veten,
Ai që nuk e njef “Dashurin”.
Ai që mendon se është dikushi,
Ai që e quan veten “Perëndi”,
Ai që u krijua nga pluhuri i tokës,
E në pluhur do kthehet,përsëri.
Zemra e të drejtit vuan shumë,
Në heshtje pret “Perëndinë”
Vetëm ai gjykon me drejtësi,
I ligu përgatiti sot varrin e tij.