Çaste poetike me poeten :Zenepe LUKA

Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës.

————————————————

Hedh hapat dalë e ngadalë…
Në rrugicën e qytetit, ku kam le,
Lëmsh ndjenjash, dhimbjeje e mall,
Shpirt’ i trazuar, zgjohet dhe flet.

Eci, eci, në muzgun pa fund,
Se di, pse sonte,dua të rri vetëm,
Papritur, ndjej ‘trokitje”mbi sup,
Vjeshta lëshon, njëra pas tjetrës, gjethe

Çfarë duan dhe mërmërisin,këto gjethe,
Përse erdhën e pushojnë mbi supin tim,
Të jenë vallë, të nënës përkëdhelje,
Zëri saj i butë: “Erdhe, bijë”.

Po tre gjethe, në supin tjetër,
Pse rrinë bashkë,çfarë duan të thonë?
Mëndja më shkon tek tre vëllezërit,
Që, tmerrësisht, më mungojnë.

Ndal hapat një bast,
Mbaj vesh..një gurgullimë..
Kisha ardhur tek,Shkumbini i lashtë,
Në rrjedhën e tij, gjej. fëmininë.

Valët, zhurmshëm ikin, përmes gurësh,
Sokëllimë’ e tyre, më solli në vete,
Mes valësh ikën dhe shpirti i trazuar,
Kurse unë,nxitoj drejt turmës së njerëzve.

Rrugës, shkund supet, largoj kujtimet,
Thërras fort:Ku jeni,miq të rinj dhe të vjetër,
Shtrëngim duarsh e lumë përqafimesh,
Buzëqeshje pa fund,biseda për jetën…

Miqtë e mi,bashkë me këto vargje,
Nga shpirti, ju lë një amanet,
Njerëz të kësaj bote,të çfarëdo race,
Falni mirësi, dashuri në këtë jetë…

Jemi mysafirë,do të ikim një ditë ,
Jeta këputet, si gjethja e vjeshtës,
Të lëmë pas dashuri e mirësi
Pasuria më e vyer, për brezat…..