Çaste poetike me poeten;-Zaide NOKA

Tek rimonte vargun e vdekjes
Havzi Nela
———————————–
Bir i shkrepave të malit
Prej tyre kish marrë:
Forcën
Hijen
Madhështinë.
Ligësia frigohej
Se mos mbetej pa formë
Pa asnjë përmasë
Zhurmshëm nisi shkatrrimin
Siç di të shkatërrojë veç ajo.
E shkëputi prej jetës
Në mes hekurash e vetmoi
Lapsin,letrën ia hoqi nga dora
Një jetë të lume
E lëngoi jetën e poetit
Por mendjen e poetit s’e shterroi.
Nuk harroi mesjeta
Se mendja e poetit degëzonte
Poetin e kryqëzoi përballë Gjalicës
Madhështia u bë e dytë…
Në atë gusht përvëlues
Kalimtarët fshihnin psherëtimat e dhimbjes
Shihnin poetin meditues
Tek rimonte vargun e vdekjes
Që më pas
Të çelte e qetë jeta njerëzore…
/QendraPress/