Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

NUK KA MË QIELL KU TË SHKRUAJ DHIMBJEN

———————————————————-

Nuk ka më qiell ku të shkruaj dhimbjen,

retë i mori me vete largimi yt.

Yjet heshtën si dëshmitarë të një premtimi,

që nuk arriti kurrë të bëhej përjetësi.

I deshëm stinët me zemër të zhveshur,

besuar se dashuria sfidon çdo furtunë.

Por edhe deti, kur lodhet së prituri,

valët i kthen në kujtime të kripura.

Ti mbete melodia më e bukur e jetës ,

edhe pse udha jonë u ndërpre në mes.

Nuk të fajësoj për largësën;

ka dhe fate që shkruhen me lot.

Nëse një natë hëna të kujton emrin tim,

mos largo vështrimin nga drita e saj.

Aty fshehur do të jem mes kujtimeve,

duke të dashur , pa kërkuar kthim.

Dashuritë e mëdha nuk mbarojnë me ndarjen.

Jetojnë, thellë zemrave që lëndohen.

/QendraPress/