Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

STINËT E VITEVE

———————————–

I’u shtua dhe një rrudhë ballit

Dhe një pëlhurë brymë përmbi kokë

Ngjashmëri e stinëve të motit, – vitet !

Herë diell, herë si breshër përmbi tokë.

Të çuditëshme stinët e viteve

Herë diell, herë rrëbeshe e stuhi

Si lumë i trazuar, njëra pas tjetrës

Madje, plot sekrete e vjedhurazi.

Sa tinëzare stinët e viteve

Top sekrete e në fshehtësi

Si lumë poshtë urë, njëra pas tjetrës

Herë diell, herë rrëbeshe e stuhi.

E tillë është ndërtuar kjo jetë

Lum ai, që bart e përcjell dashuri

E shkurtër kjo tinëzare jetë

Të lumturon, dhe të godet në pabesi.

Sa tinëzare qenka jeta

Të vjedh, ditë e vite ndër sy

Ecim vrullshëm rrugës, pa ditur se ku

Një ditë semafori kuq thotë: – ndal aty !

/QendraPress/