Çaste poetike me poetin;-Agim L. BAJRAMI

Katharsis

—————————–

Tashmë është momenti, të bëj ca pastrime

Nga gjërat e tepërta, që s’më hyjnë më në punë

Të largoj disa re ,që më vijnë në kujtime

Dhe mbjellin kaq shira tek unë.

Të heq dhe ca njerëz që dikur i

mendoja

Se njohja me ta ishte fat

Një shok që me zemër, si vëllain e doja

Dhe me të ndaja shpesh çdo kafshatë.

Ai më braktisi në një rrugë refugjatësh

Të vetëm mes territ të zi

Ndërsa na ndiqnin hap pas hapi

Ushtarët e huaj në kufi.

Harroi në çast miqësinë e vjetër

Dhe s’u tregua aspak burrë

Unë mund t’ia fal frikën nga vdekja

Porse braktisjen, s’ia fal kurrë.

Pas tij do heq dhe ca të tjerë..

Dy fqinjët e mi politikanë

Ata nuk ‘dijnë vetëm të vjedhin

Por dhe të.shajnë në çdo ekran.

Tashmë erdh momenti të bëj ca pastrime

( Këtë gjë do ta bëj pa vonuar)

Ta ndjej më të qetë vetveten time

Pse jo ….dhe më të lehtesuar.

/QendraPress/