Çaste poetike me poeten:Albina Ceka
TOKA ËSHTË PARAJSË!
——————————————–
Parajsën në tokë e gjen kudo
Dora e Zotit është mrekullia
Parajsë e ferrë tokën e bëjnë njerëzia
Pranë detit ndjehemi mbretë
N’male të larta na kënaq freskia
Natyra s’ka faj që ka lajthit njerëzia
Qielli e toka na asht dhurua
Malet, lumejt dhe detet na janë ofru
Por ne njerëzia dim veç me shkatërru
Dora e punëtorit shihet në tokë
Parajsën e ka zbukurua me lule plotë
Ahh, të duket vetja në tjetër botë
Dora e djallit përhap flakë e tymë
Ferri për sytë e trishtimi në shpirt të hynë
Me dashje o padashje e mallkon mjerinë.
Se kur pikon loti i nxirë nga tymi
Nga parajsa në shpirt ndjehet rënkimi
Sytë të mbulohen nga një mantel trishtimi
E lutesh nga qielli i randë mos të vijë gjykimi!
& & & &
MIQËSIA!
————————
Mike e miqë i quaj ato, që eca ndër shtigje jete
Që pushova në livadhe
Që me to gëzova e qava halle
Që shtruam drekë e darkë
Që ju kënaqen dhe barkut thatë
Mike i quaj me ke fola e qesha sa desha
E më pas nuk më rëndoi pendesa
Miq i quaj ato që nuk shohin veç leverdinë
Që nuk të numërojmë sa kafe pimë
Që të njohin në dritë dhe errësirë.
Kurrikulum shumë i vështirë
Të gjesh mik o mike e t’mirë
Ti ndoshta e do vërtetë
Por tjetri për një pare t’shetë
Më pas fillon e ulërit
Të ban ty fajtor me fajin e vetë
Ekuacion i vështirë të zgjedhësh miqësinë
Kur x-sin pretendon se ke gjet
Mendon se ekziston shoqëria e vërtetë
Fillon pastrimin e mashtruesve me fshesë
Ngelesh gati fillikat
Se njani del dreqë e tjetri lugatë
I kthehesh ekuacionit prapë
I heqë i shton pjesëton i shumëzon e i barazon
E panjohura ngelet gjithmonë
E drejt shoqërisë t’mirë vrapon, prapë vrapon.
Albina Ceka