Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA

DIELLI MË BUZËQESHTE…

———————————————–

Unë mbytem në sytë e një gjetheje

Dhe ditët më marrin ngjyrë vjeshte

Më ngec vështrimi tek thyerja e një dege

Më ndal zemra tek shkelja e një bese

Edhe tek një zog,që fluturon në ikje

Edhe tek një dallgë malli në rritje

Edhe tek britma e një çasti në pritje

Edhe tek një shpresë në përpëlitje…

Por… ti ike,më parë se të shkonte vjeshta

Hënën more me vete,mua DIELLI më buzëqeshte

A.TREBICKA 09.10.2022