Çaste poetike me poeten:Bruna Gjoni PERVATHI

Edhe pak vjeshtë..

————————-

U tkurrën gjethet ..

Ashtu si sytë e mi që kërrusen mbi

degët e tharra të mallit duke të pritur..

Duke thurrur me gishta pëlhurën e bardhë të dhimbjes

Që më mbeten syve kur ti ike

E mbaj fort shtrënguar trëndafilin

që mbollëm bashkë rrënojave të vjetra

Ashtu siç mbaj në duar qiellin tënd të flaktë

që ndizet nga shkreptimat e puthjeve për mua

Duke derdhur llavë vullkanesh mbi hirin e ditëve

Po bie shii jashtë..

Rënkojnë lumenjtë në shtratin e tyre duke

 fshehur frymën thellësive..

Në këtë fund tetori…

(Ashtu si ne ,mallin)

/www.QendraPresss.com/