Çaste poetike me poeten;Fatbardha AMZAJ

Babait

———————————

Ulur mbi një stol rrinte,

Një raki dhe një kafe,

Cigaret i ndizte, fikte,

Na dhembte shpirti për të…

Asnjëherë nuk na thoshte,

Ç’dhimbje kishte, çfarë donte,

Heshtur nga pesha e kohës,

Në trup mbante vetëm dhimbje.

Priste ulur mbi kolltukë,

Vështronte nga port’ e madhe,

Sa hynim nis na buzëqeshte,

I harronte dhimbjet , hallet…

Babë, babë nuk ka më,

Sa na dhemb, sa na mungon,

Eh… sa herë do t’a kujtojmë,

Trupi dhembjesh mbahet peng.

S’ka humor kur e kujtojmë,

Na dhemb trupit çdo qelizë,

Gjak’ i babës dejsh vërshon,

Malli dhëmb e s’tretet kurrë..

Në je bir i një babai, dhe…

Babai …krenari për ty..

Dëgjoi fjalët dhe këshillat,

të jesh krenari e tij..