Çaste poetike me poeten;Gerta Bandilli Becka

0

POEZIA E FUNDJAVËS

——————————–

U bë kohë që nuk jemi parë

Dhe u harruam

Ti harrove se mua më pëlqente bluja

Dhe unë harrova se ti pikturoje qiellin

Unë harrova se zogjtë shtegtojnë kur vjen vjeshta

Dhe ti harrove të pikturoje vjeshtën.

U bë kohë që nuk jemi parë

Dhe u harruam

Ti harrove ngjyrën time të flokëve

Dhe unë ngjyrën tënde të syve

Unë harrova që ti mbrëmjeve sodisje yjet

Dhe ti harrove që mëngjeseve

Unë prisja diellin.

U bë kohë që nuk jemi parë

Dhe u harruam…

Ironia e kohës për njerëzit e harresës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *