Çaste poetike me poeten;Lulëzime MALAJ
Dilemë
——————–
Takimi ynë ishte në çastin e gabuar,
ti kurrë, s’do marrësh vesh se të dua.
Qyteti kokëposhtë më është kthyer
nga mungesa e puthjeve të tua.
Për ty jam thjesht mikja më e mirë
dhe shoqes sime i pëshpërit: “- Të dua!”
Por assesi dashuria për ty nga zemra
s’del nga moda kurrë në mua!
Sa dhembë tek puthesh me tjetrën,
atë çast them: “S’të dua”. Por më kot!
Është si të mbytem në një pus pa ujë,
a të mbytem në pellgun me lot!
Çdo ditë lutem: si të të harroj ty!
Ç’dilemë Hamletiane, pse s’mundem vallë?!
Mes dy botëve ku cep më cep frymojmë,
shtrihet pafundësisht një det me mall!
/www.QendraPress.com/