Çaste poetike me poeten;Mimoza Nebiaj
Ah, moj sevda…:
————————-
Ah, moj sevda,
Moj dashuri,
Qe nuk pyet për njeri,
Qe na trete si qiri…
Nuk pyet as per varfëri,
As për mbret dhe pasuri….
& & & &
Çfarë po ndodh me mua?
______________________________
Çfarë po ndodh,
Kështu me mua?
Dot nuk e kuptoj,
Ikin oret minutat,
Syrin nuk po e mbyll dot…
Çfare po ndodh,
Pyes veten me habi,
Pse se mbyll te shkretin sy?
Akrepat e orës lëvizin
Lëvizin ngadalë,
Mundohem përpiqem,
Dhe kthehem ne krah,
Çfarë po ndodh,
Unë nuk e di,
Një breng kam ne shpirt,
Ne qetësinë e natës,
Psherëtima dëgjohet ngadalë,
Zemër moj pse je kështu valle?
Çfarë po te mundon,
Një lot rrëshqiti mbi faqen e ftohte…
Hedh sytë nga dritarja
Me yjet kuvendoj,
çfarë po ndodh kështu me mua,
Përgjigje nga askush spo marre dot?
Me lotin qe bie dhe nuk po e ndal dot,
Këtë shpirtin tim kush do ma qetësojë,
Se pas pak do te agojë….
M.N.