Çaste poetike me poetin;-Çerkin BYTYÇI

UDHA MARË

(Bashkëvendësve të mi kurbetçarë)

——————————————-

Ngarkuar me ëndërrat

që të sosur s‘kanë

zë fill udhëtimi

që ec bashkë

me to, të ëmbëltat

e me shijen pelin.

Gur e dru kanë mallë

edhe Kulla, Likeni, Zabërgjeja…

Firishtat e Gjinavllazi

nga pezmi janë bezdisur

me heshtjen.

Ǒmu ngarkua

edhe një barrë, e rëndë,

malli dhe dëshirat

e pashuara.

Ato që s‘veniten

as në vapën përcëlluese

as në dimrin me acar.

Njëjtë si të tuat

vëllau im,

marshojnë me mua

dhe presim

pikën e fundit të dritës

të qiririt të shkrirë.

Uratat apo mallkimet

do t‘na përcjellin në rrugën

e pakthim?!

Na thuhet: Udha marë!

Përcjellur me lotin

që dot s‘thahet

e na mbetet plagë

në shpirt e zëmër sot e mot

duke ëndërruar ëmbël

rrugëtimit të pandalshëm…

Udha marë,

në heshtje do të psherëtijnë

të ndriquarit

nga qiriri i tretur në amshim.

/QendraPress/