Çaste poetike me poetin;- Lulzim HAJDARI

Koha, tranzicioni dhe unë

———————————

Në shesh nuk dola  vetëm unë
Dolën dhe  hijet e viteve të mia,
Që rrinë t’shtypura nën thundrën e pushteteve
Si fletët e librit të keqtrajtuar dhe të nxira.

Qytetet gumëzhinjë  këto ditë
Si  pleqët e moqëm që mbajnë mend çdo kohë,
Mes paqes po lutem   rrugëve,  për pak dinjitet
Por s’po gjejë aren që t’më dëgjoj.

Disa thonë që jam i   zemëruar
Shumë të tjerë  shpresë e vonuar,
Por ndoshta më trazoi legjenda e Mujos
Ose e Skëndërbeu me thuprat bashkuar.

Në dritaret atje lart nga froni i përdhosur
Pas  t’çames së perdeve të kushtueshme të dritës,
Dikush numëron turmën
Si mizat në kërcurin e kalbur  të pishës.

Kurse këtu poshtë në trotuar
Unë dhe shumë të  tjerë numëronim vitet,
Dhe  shifrat nuk përputheshin
Me premtimet e bëra nga të babëziturit!..

Natë, sheshi gumëzhin zëra lutës për drejtësi
Sepse t’pakënaqurit, të shkelurit  nuk janë vetëm numra,
Ndonjëherë ato janë pasqyra
Pasqyrat që mundohen ti thyejnë.

Dhe frika më e madhe e një epoke,
Nuk është zëri që ngrihet
Por  çasti kur pasqyra
Nuk  pranon më të gënjej.

/QendraPress/