Çaste poetike me poetin:-Nexhat REXHA

PRUSHI PRITJES
————————–
Në rrugën e vëzhgimit pa drita s’ka kufizim
Aty frymon brengë prushi
Me sytë dejtuar në mallin përvlues
Aty brohorasin klithje dhembjesh
Për netët e gjata dhe pritjen pambarim
Bashkë me mëngjesin e lodhur të babait tim
Në shprushjen e mallit ikje
Vjen pritje e hënës dritësim
Si flakadan udhëtarësh majmalesh
Vetëm për të prekur hapin dashuri
Edhe kur shiu depërton thelle në arteriet e trupit qull
E ti bartë me vete strajcën e mbushur me lotët e nënes
Te asaj nate prush rënkimesh
Dhe bashkëjeton me përqafimin e pritjes
Kur nata vjen sërish pamjet digjen
Hiri im mbledhë shkëndijat e zjarrit
Me trokitjet e zemrës
Si bubullimë e nje vere thatësi
Kur shtrinë shikimin rigat e shiut
Dhe etja shkrin natën vetëm për ty
Kur hapet dera perqafim.
/QendraPress/