Çaste poetike me poeten;-Abide Gashi

DASHURIA E ZOGjËVE

———————————

Në buzët e agimit,

ku lind drita e parë,

dy zogj shkruajnë,

me krahë një poezi pa fjalë,

qielli bëhet letër,

era bëhet varg,

e dielli u vë vulën,

e artë mbi mall.

Ata nuk e matin dashurinë,

me kohë,

por me rrahjet e zemrës,

që sfidojnë stuhinë,

çdo fluturim,

është një urë mbi pafundësi,

ku shpirti gjen strehë,

në syrin e dashurisë.

Foleja nuk është,

thjesht një grusht degësh,

por një tempull i ngritur,

me fije besimi,

çdo kashtë është ,

një ëndërr e thurur me kujdes,

çdo pendë një lutje,

për bekimin e jetës.

Kur mbrëmja derdh ,

yje mbi supet e pyllit,

ata mbështillen ,me heshtjen,

që vetëm zemrat e kuptojnë,

hëna u ndizët në sytë e tyre,

si një qiri i bardhë,

dhe nata bëhet mantel,

që dashurinë e mbulon.

Nëse njëri ngrihet drejt kaltërsisë,

tjetri bëhet era që s’e lë të bjerë,

sepse dashuria e vërtetë,

nuk mban zinxhirë,

por i fal krahë shpirtit ,

për të fluturuar gjithnjë më lart.

Ah, sikur njeriu,

të mësonte nga zogjtë,

që nuk njohin mashtrim,

krenari e lakmi, ata e shkruajnë,

përjetësinë me një cicërimë,

dhe e lënë në degët e kohës,

testamentin e dashurisë.

/QendraPress/