Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

MIRUSHJA
——————
Nuk shkruaj për ujëvarën me ujin kristal,
As për këngët mëngjesore të bilbilave.
Shkruaj për babain tim, një hero i vërtetë,
Që dashurinë për atdheun na e la amanet.
Sa herë i kujtoj ato livadhet pranverore,
Aromat e zambakëve të kuq e të bardhë.
Kujtoj dhe aromën e kafës mëngjesore,
Dhe sofrën e shtruar në oborr nën arrë.
E kujtoj fëmijërinë time pranë teje,të lumtur,
Kur vrapoja pranverave pas mollëkuqeve,
Dhe mbrëmjeve,me yje e xixëllonja bashkë.
Mes aromës së trëndafilit rritesha në fshat.
Dhe po t’i shkruaja vargjet me ngjyra oqeani,
Dhe një pjesë ylberi ta marrë laps dhe ngjyrë.
Të shkruaj në fletoret e hënës për suksese.
Arsyeja je ti që unë vendosa të bëhem poete.
Ti më mësove të bëhem endësja e vargut,
Që t’i kthej ëndrrat në suksese dhe poezi.
Dhe çdo rrugë suksesi që unë kam filluar,
Të gjitha i mbajnë aromat e këshillave të tua.
Me këshillove për udhët e vështira e të lehta,
Më mësove të luftoja si shqiponja në beteja,
Amanetin dhe ëndrrën tënde e përmbusha,
Ti më the: “Kur ta botosh librin, titulloje ‘Mirushja’.”
/QendraPress/