Çaste poetike me poetin;-Petrit BEQIRI

Shtëpia e vjetër
————————–
Në monopat të shtëpisë,
rrudha në gjurmët e mia,
më qan një degë e hardhisë,
kokrrat shkundur te qershia.
Kroi i vjetër, që është tharë,
shtrydhet, të nxjerrë një pikë,
pret bucela, si gjinkallë,
vë buzët, të marrë pak shpirt!
Nuk më pret nëna te porta,
krahëhapur, si dikur,
djegur postiqet e ngrohta,
si lëkurë, varur në mur!
Babai, heshtur te pezulet,
kuvendon e flet me zogjtë,
erë e ndarjes pjalmon lulet,
që të mbajnë shumë ftonjtë!
**************************
O shtëpi, ”me flokë të prishur”,
të gjeta, qava me ligje,
ne sergjen të boshatisur,
poezinë si bukëfiqe!
/QendraPress/