Çaste poetike me poeten;-Besnike ALIAJ

LULJA QË NUK DORËZOHET

————————————-

Në një botë që shpesh harron të ndalojë,

unë mbjell ëndrra në heshtje…

si një lule që çel pa zhurmë,

por mbush ajrin me jetë.

Kam ecur nëpër rrugë me erëra të forta,

ku shpresa dridhej si gjethe në vjeshtë,

por rrënjët e mia…

nuk i shkulën dot.

Sepse unë nuk jam vetëm një frymë kalimtare,

jam një zemër që di të ringrihet,

jam një dritë që nuk shuhet

as në natën më të errët.

Kam qarë,

por lotët i kam kthyer në ujë për lulet e mia.

Kam rënë,

por tokën e kam bërë krah për t’u ngritur më lart.

Dhe sot,

në çdo petal që çel brenda meje,

jeton një histori që nuk u dorëzua kurrë.

Sepse jeta…

nuk është vetëm stuhia që kalon,

por forca për të lulëzuar

edhe pasi ajo ka ikur.

/QendraPress/