Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI

Nga ëndrra fjalë-besa e dhënë, nuk del se nuk del…

——————————————————————

Sonte, Pashtrikut i kërkova një pjesë të  dhembjes krenare.

Për të nis me kujtimet e asaj lavdie me tri shkronja zjarri.

E për t’a kujtuar fjalën e lënë peng në Pikëllim mbi Gjallicë

Atje në Hagë,për ta mat lavdinë e Koshares dhe frymën e lirisë

E si për deq s’më del, se nuk më del, nga ëndrra fjalë-besa e dhënë

Në vetullë gjakun me ja marrë, asaj fisnike për guximin e rrallë.

Prapë betejave u vie zëri i lirisë si amanet e ajo në ëndërr

Rri si bedele e rilindasëve duke pritë trimin me lirinë krahaqafe

Mesënata me hënën pesëmbëdhjetë si dëshmitare e lavdisë

Sonte, më rrëfën dashurinë për trungun familjar si letërnjoftim.

Zëri i fjalë-besës në timpan veshëve nuk më pushon.

Se ata po vijnë për t’a bërë atdheun dritë me diell e ëndrën realitet.

I them trimes ma falë pak gjak mbi vetullë e freskun e agut falë ta paqa

Vargut i jep frymë me muzën e  dashurisë e agimeve  u merr hakun tim.

/QendraPress/