Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI

Nga ëndrra fjalë-besa e dhënë, nuk del se nuk del…
——————————————————————
Sonte, Pashtrikut i kërkova një pjesë të dhembjes krenare.
Për të nis me kujtimet e asaj lavdie me tri shkronja zjarri.
E për t’a kujtuar fjalën e lënë peng në Pikëllim mbi Gjallicë
Atje në Hagë,për ta mat lavdinë e Koshares dhe frymën e lirisë
E si për deq s’më del, se nuk më del, nga ëndrra fjalë-besa e dhënë
Në vetullë gjakun me ja marrë, asaj fisnike për guximin e rrallë.
Prapë betejave u vie zëri i lirisë si amanet e ajo në ëndërr
Rri si bedele e rilindasëve duke pritë trimin me lirinë krahaqafe
Mesënata me hënën pesëmbëdhjetë si dëshmitare e lavdisë
Sonte, më rrëfën dashurinë për trungun familjar si letërnjoftim.
Zëri i fjalë-besës në timpan veshëve nuk më pushon.
Se ata po vijnë për t’a bërë atdheun dritë me diell e ëndrën realitet.
I them trimes ma falë pak gjak mbi vetullë e freskun e agut falë ta paqa
Vargut i jep frymë me muzën e dashurisë e agimeve u merr hakun tim.
/QendraPress/