Çaste poetike me poetin;-Refki RESHITAJ

VDEKJA E POETIT

—————————–

Sot, prapë erdha në këtë tavolinë koti,

desha t’i takoja ca miq,që nuk i kam parë moti

Përballë Filologjikut,te kafja “Edi 2″

njerëz plot, por nuk po të shoh dhe ty ?!

Po dëgjoj llafe me zë të qetë, por edhe me të lartë,

këta të fundit nuk janë edhe aq të kjartë.

Në këtë vorbull fjalësh, një zë po e pres,

atë zë që gjithmonë më ka dhënë shpresë.

Në karrige jam ulur me fytyrë nga dera,

mu aty ku rrinim bashkë, kur ishte pranvera.

Po të pres ty, o mik fjalartë,

po të pres të të shoh me mall të zjarrtë.

Në këtë pritje të mërzitshme, që më zgjat kaq shumë,

më vjen një përgjigje që s’e prisja unë:

Mos prit, o njeri, se e ke të kotë,

miku yt poet, mbrëmë iku nga kjo botë !

/QendraPress/