Çaste poetike me poeten;-Leonora N.LOKAJ

Sonte hëna ra ndër male
——————————-
edhe molla n’ përtëritje të sythit
fle nën rrënjët e saj
unë zënë mes muresh
pa një trohë gjumi n’sy
veç me një tufë zogjsh që mi puthin
fijet e pambarimta të mallit
ujavrën e vjeshtave fshehur nën gushë
i lutem hënës që të mos e zë gjumi
me gjak ikonash në buzë
/QendraPress/