Çaste poetike me vargje brilante të poetes;Nexha Reçica

0

MAGJIA E PUTHJES

E ëmbël magjike

tronditëse pushtuese

kurrë e provuar

puthja jote

në buzët e mia

përherë e freskët

përherë e zjarrtë

përherë ëndrrimtare

unë

me puthjen tënde

jetoj

ti

ngado që të shkosh

nëse do të kthehesh

zjarrin e puthjes sate

do ta gjesh

në shkrumin

e buzēve të mia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *