Dërgohet pa shenja jete një person në QMF në Malishevë, policia nis hetimet

Një viktimë mashkull kosovar është dërguar të shtunën pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë nga familjarët e tij.
Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Pas këtij konstatimi, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vdekjeje. /Telegrafi/