“Dielli do të lindë përsëri”, një vit nga vizita e ish-presidentit Thaçi në Prekaz

0

Sot bëhen 1 vit që kur atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi Kompleksion Memorial të familjes Jashari në Prekaz.Përmes një deklarimi për media më 11 korrik 2020, ai kishte thënë se dielli do të lind përsëri.“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, u shpreh Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *