Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Sektori i pronave, sot organizuan dëgjim publik me pronarët e tokave për shpronësimin e patundshmërive .
Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Sektori i pronave, sot organizuan dëgjim publik me pronarët e tokave për shpronësimin e patundshmërive në kuadër të realizimit të projektit për zgjerimin e rrugës nga “T&A” deri te pompa “Arbëria”.Në këtë dëgjim publik ditori Çelë Lamaj dhe Gursel Skenderi nga sektori i pronave i dëgjuan pronarët e pranishëm, për shqetësimet e tyre dhe format se si ata do të kompensohen për pronat në fjalë. Fillimisht drejtori Çelë Lamaj i falënderoi të gjithë të pranishmit pastaj ai u përqendrua lidhur me shpronësimet që do ti bëjë komuna e Prizrenit. Ai me këtë rast shpjegoi se tashmë komuna e Prizrenit është në fund të miratimit ët Planit Zhvillimor Komunal dhe padyshim se ajo që duhet se tashmë pronat në atë pjesë të qytetit janë bërë të vlefshme sepse atje tashëm ka infrastrukturë dhe padyshim se do të jete një zonë urbane që do të ketë nevojë edhe për trotuare e kështu me radhe tha drejtori Çela.
Kurse Gursel Skenderi ju ka ka sqaruar të gjithë nevojat e mundësisë së shpronësimit duke u treguar se pastaj ju vijnë vendimet për shpronësim që mund të bëhet vetëm me mjete parash sipas valutës euro ose ndonjë valutë tjetër.
Derisa pronarët e tokave si;Bardhyl Sylaj, Avdi Mazrreku, Agim Guri, Sali Bllaca, parashtruan edhe kërkesa te tyre dhe mundësitë e plotësimit të vendimeve që do të merren.
Interesi i përbashkët u tha se është për qytetarët që ata të kenë kushte sa më të mira infrastrukturore për jetuar në atë zonë që pritet te jetë zonë urbane.