E ardhmja ju përket atyre që i falën lirisë gjak e gjymtyrë-Shkruan; Qazim Berisha, veteran i UÇK-së.
Jemi dëshmitar se tani të gjithë ata djem e vajza që ishin për lirinë e Kosovës dhe që disa prej tyre ranë në altarin lirisë e disa nga ata lanë gjymtuarat e tyre në fronte luftë, Tani po ndiqen e po keqtrajtohen deri ën Hagë. Mirëpo, e drejta dhe e vërteta për këtë luftë do të triumfojë dhe do të dalin fitues ata djem që Serbisë gjakatar i dhen një grusht të rëndë duke e larguar nga trojet e lashta të shqiptarëve në Kosovë. Pas përfundimit të luftës nuk është bërë sa duhet për këto për këto kategori të rëndësishme, siç janë familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e UÇK-së, e me theks të veçantë nuk është bërë fare. Krejt në fund një ndihmë simbolike jepet për veteranët e luftës dhe mendojë se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht e jo të mbijetojnë ata vetëm me 170 euro në këtë kohë krye kaq të madhe. Veteranët e UÇK-së herret a vonë do të marrin tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, sepse e ardhmja ju takon atyre që sollën lirinë e këtij vendi. Një kategori e cila meriton një jetë të dinjitetshme është veterani i luftës së UÇK-së. Në vend që të ndodh kjo, në vend që të ketë benefite dhe tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, mjerisht sot nga këto institucione madje edhe atakohen veteranët e UÇK-së”,por e ardhmja ju takon atyre, Por ata që duhet të turpërohen nga vetja e tyre dhe hija e tyre duhet të jenë bashkëpunëtorët e UDB-së e të cilët ende sillen nëpër këtë Kosovë dhe kanë hyrë nëpër institucionet e kësaj Kosove të larë me gjakun e liridashëse. Sepse herët a vonë të palarat e tyre do ti sheshojë historia e ata do të turpërohen nga vetja e hija e tyre…./www.QendraPress.com/