E diela poetike me poeten; Miranda Troci Derti

0

PIKËLLIM QË S.FLET!!!

—————————

Pikëllim qē sflet po shpirtin ta bren

Zemrën ta prish dhe shërim nuk gjen..

Nē shtratin e dhimbjes pērditēsit udhëtoj

Zgjidhjen e kësaj si ta formuloj..

 Me cek e me pickon si një shpend kobçar.

 Mishin e hëngri tani tē ka mbetur dhe palca..

Si një fajkua tē pangopur mishtar..

Perditmērisht mē çpon dhe më thellësisht te plaga…

Edhe eshtrat e thara ndjenë dhimbjen tënde..

 Ngelur vrima si gozhdë ngulur nē mur…

 Sado tē mundosh ti heqësh pikëllimin qē ka brenda..

Por përsëri ajo vrimë su mbyll kurrë…

Vazhdon e vazhdon saga e lakmisë sē pangopur…

Ngul dhëmbë në muskuj pamëshirshëm shndërruar lugetër

Si tufë ujqërish që qengjat e butē sulmonjē

 Padhembshëm me zemrën e akullt mbush barkun e pangirë…

Flen nē ëndrrat e ftohta qē sdi kur të zgjohesh..

 I zhytur nē mjegullnajë tym e blozē..

Do te të vjen turp nga vetja pēshtirē as veten s.do njohësh. .S.do kesh mē po atē fuqi .lakmi as forcë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *