E mahnitshme!!! Në Poreć të Kroacisë prizrenasi Aulon Nuridini, krenaria e qytetit tonë, zë vendin e parë

                        E mahnitshme!!! Në Poreć të Kroacisë prizrenasi Aulon Nuridini, krenaria e qytetit tonë, zë vendin e parë në diciplinën e karates në garën “Kupa e botës-Poreć”. Nën kujdesin e trajnerës profesioniste Elona Kolgeci, nga dita e hënë, duke përfaqësuar Federatën e Karates së Kosovës, Auloni mori pjesë në kampin dhe garën e organizuar në Kroaci, e cila rezultoi me vendin e parë gjatë garës së sotme. Ai do na kthehet me medaljen e artë e cila do shoqërojë në raftin e tij 24 medaljet paraprake, ndërsa neve si qytetarë të Prizrenit do na bëjë krenarë. Prizreni ka nevojë për sportistë që shkëlqejnë si Auloni e si trajnere të përkushtuar si Elona./qendrapress.com/