E mërkura poetike me poeten:-Abide GASHI

AJO MË LEXON ZEMRËN
———————————-
Ime bijë nuk pyet,
Nënë, si je sot?
Se përgjigjen e gjen ,
në rrahjet e zemrës sime,
mjafton një vështrim,
i saj i ngrohtë,
Dhe tretet çdo plagë e heshtur ,
dhe çdo dhimbje.
Nuk pyet si ndihem,
Sepse shpirtin tim,
e ndjen pa fjalë
si puhizë Pranvere,
më prek me dashuri,
e ma mbush zemrën,
me dritë e mall.
Nuk pyet nëse e dua,
se dashuria ime ,
nuk matet me zë,
ajo është fryma ime,
ëndrra ime,
lulja më e bukur,
që më fali kjo jetë.
Veç më buzëqeshë,
e më sheh në sy,
e aty e lexon,
gjithë botën time.
Në atë buzëqeshje ,
gjej paqen e shpirtit,
dhe bekimin më të madh,
që ka një nënë.
Ah, sikur të gjitha dashuritë,
të flisnin me zemër ,
e jo me fjalë,
Bota do të kishte ,
më pak lot,
e më shumë përqafime ,
që nuk kanë mbarim.
Sepse lidhja e nënës ,
me bijën e saj,
është një dritë,
që koha nuk e shuan,
ajo jeton në zemër,
në shpirt e në sy,
Si bekim i Zotit,
i pastër si një burim.
Respekti, dashuria,
dhe mirësia janë thesare,
që s’kanë çmim,
kur njeriu i falë,
me zemër të pastër,
mbetet i pasur në çdo agim.
/QendraPress/