E mërkura poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

GRURI

——————-

U poq gruri lumë e lumë

për të derdhëm djersë shumë.

Xixëllonjat sot lajmërojnë

Se në ara duhet t’shkojmë.

Sot kombajnat gumëzhijnë

grurin në ara po e fshijnë.

Fytyrëqeshur bujku qëndron

rendimenti fort e gëzon.

Plot me grurë hambarët tona

bukë e grurit është jona.

Gruri u rrit në këto ara

fort me gëzim është hedhur fara.

Të gëzojmë, të këndojmë

bukën e re n’sofër ta shtrojmë.

/QendraPress/