E mërkura poetike me poeten:-Adelina Dardha HASKAJ

Mbetesh diku duke dashur

———————————–

Mbetesh diku duke dashur,

je e harruar,

duke e dyzuar

herë pas here rrugën,

kohën, udhëkryqet.

Busulla jote e vetme

ishin retë që largoheshin

dhe vijat e dorës.

Shkruaje historinë e jetës

me ngjyrën e vetme qe vishje,

ndërsa era ta merrte fatin

e ta hidhte poshtë këmbëve.

Ti, që luftërat i kishe bërë e vetme,

dhe e vetme kishe qëndruar

gjer në fund,

kur dridhjet ta kishin mpakur

edhe atë pak zemër të mbetur.

/QendraPress/