E mërkura poetike me poeten;- Etleva PETRITI

Erëz Vendlindje.

———————————–

Përkëdhelje freskia e mëngjesit

Më sjell ndërmend kujtime që ngjajnë me luleshqerrat e lëndinës përballe,

ku me duart e vogla,

Shijoja aromën me sytë mbyllur,

Edhe sot si atëherë eci kujdesshëm mos i shkel,

Po ashtu kthehem te shija e kafes,

si dikur, me lisin shekullor ai flet e un dëgjoj,

Ndonjëherë tregohem egoiste,

mare inat perse Dhembin dhe njëkohësisht lumturojnë?

Por dita tjetër me gjen serish bashkë,

ato janë tè pandara né damarët e viteve ku vishem me fustan vajzërie,

Mosha nuk njeh mall,

Mungojnë kohet e bukura,

Mungon Ti me sytë blu si deti ku un fundosesha si sirene,

Tashmë shoh qiellin teksa zbret një pikëz shiu,

këndshëm mbi faqe si puthja Jote

Se bashku kujtojmë momentet,

Kur aq këndshëm kuvendonim si trimat,

sa edhe dallëndyshet teksa ndërtonin folën here_ here ndalnin punën duke bere pushim,

veçse për te dëgjuar atë Zë mrekullisht melodioz…

Tani e kuptoj perse shijon kaq’e shume erëza e kafes

/www.qendrapress.com/