E mërkura poetike me poetin:Zymer H. HALITI
PASDITJA E VONË
—————————–
Edhe kjo pasdite
e lodhur nga vapa iku
duke lënë një pikë loti
në një gjethe fiku.
Do të vijnë e ikin ditët
njëra pas tjetrës në varg
kurse në mua malli rritet
rritet m’u pse je aq larg…
Edhe kjo pasdite e vonë
po tretet me dritën në qelq
por hija e jote në bebëz
një kundërmim lotësh tërheqë.
/www.QendraPress.com/