E shtuna poetike me poeten:Valbona Ahmeti 

Zëra shprese

————————-

Këtë liri me shekuj kemi ëndërruar

Jetë e porsa lindur zgjohet hidhur

Ëndrrat mbetën përralla harbuar qiejve

Vrullin rinor vrasin dëshirat cunguar

Avazi i mërgimit është shortuar

N’shpirt gërryen gërmadhë shtegtimi

N’këtë liri të posalindur

Dëshirës së moçme iu vu pikëllimi

Pranverat ngulfatur me premtime

Lulet nxjerrin sythin diku tretur

Dryni hapur shtegut t’ udhëtimit

Zëra shprese kalërojnë mbytur

Valbona Ahmeti