Fryma poetike e së dielës me poeten;-Elvira ZENELI

ME PENËN E LOTIT
————————-
Sonte shkruaj me penën e lotit, e zhytur në trishtim,
kjo brengë s’e mban dot as natyra, bie në pikëllim.
Fjalët rrjedhin ngadalë si plagë që s’gjejnë shërim,
dhe zemra flet në heshtje, mes dhimbjes dhe kujtim.
Me nuancat e dashurisë pikturoj oqeanet, tokën e qiellin,
nata vallëzon me hënën, yjet vështrojnë gjithë rrugëtimin.
Në çdo ngjyrë të ndjenjës fsheh një shpresë të vogël,
që edhe errësira e thellë të ndalet para diellit.
Ndjenjën e mallit e hedh mbi shkëmb si barrë e rëndë,
por ai përplaset e thyhet, si kujtim që s’ka më vend.
Dhe era i merr copat larg, nëpër kohën pa kthim,
ku humbin hapat e vjetër të një zemre në mërgim.
Kur shkruaj me penën e ngjyer në shpirt njerëzor të pastër,
universi i buzëqesh jetës dhe stinët thurin kurorë të artë.
Në çdo varg që lind nga dhimbja, gjej një dritë të re,
që edhe loti bëhet forcë, kur shpirti nuk dorëzohet më.—
/QendraPress/