Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

BRENDA MUNGESËS QË GËRRYEN

(Ali Podrimjes, në një variant të ri)

———————————————

Nuk e besuam se kaq shumë do na përvëlonte

ai Det Përmallimi

nga kalimi yt i papritur në pjesën e pasosur të jetës

U penduam deri në lot për krejt ato që i folëm

për të gjallë tëndin

pas shpine.

Zor të rritemi tash

brenda mungesës që gërryen

duke u thirrur në ty

Kthehu edhe i’ herë pash t’Lumin

trande për së dyti këtë botë.

Sa njeriu të paska dashur pa e ditur Ti

me lot fjalësh

do ta krijoje një oqean të ri

E përçudshme kjo kohë do thuash

sa e pështirë

fund e krye duhesh dëlirë.

O, Bacë…

mos vdeksh kurrë … se së dashuri

edhe Shpirtin e Fshehur thellë në pyll

do të ta gjejmë për ta ngrënë

… e, prapë s’do t’ngihemi

/QendraPress/