Fryma poetike e së dielës me poetin:Skender BERISHA
BABË
—————-
Babë ne këtu jemi
Nuk ikëm asnjëherë
Vetëtima ranë mbi ne
Na duhej ky pak At-Dhe
Mos u hidhëro
Pak bar ka mbirë mbi varr
Më dhemb zemra
Ta shkul
E të mungojë blerimi
Pak ngjyrë Dushkaje
Or babë
Ne jemi këtu
Kanë ardhur nipërit
Edhe mbesat perri
Sa shumë i dëshiroje ti
E di e di
Një flakë që kishe
Edhe një dritë
Oh sa shumë na priu
Që në të ritë
Ne nuk të deshëm me fjalë
Përbrenda brendisë të deshëm
Mirëfilli tokësisht
Korriku po afron
Prej motrës dashuri përjetësisht
Sërish sërish
Sa mallisht…
Shamija jote
Ende na pëshpërit
Djersisht
Kur mblidhemi
Te vendi
Nuk po të përmendi
Pak po të lëkundi
Si prej gjumi
Ne jemi këtu babë
Martuar e shtuar
Si doje ti
Pak përgatitje
Për tjera stuhi
26 qershor 2018
/www.QendraPress.com/