Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Elmije AJAZI

Te thirra jetë…
————————-
dhe erdhe tek unë
me dritë në sy,
me erë të lehtë në flokë
dhe me qetësinë e një shpirti
që di të shijojë bukurinë e çdo çasti.
Sot nuk kërkoj asgjë më shumë
veç buzëqeshjeve të sinqerta,
ditëve që mbajnë aromë lumturie
dhe momenteve që mbeten gjatë në zemër.
Dua ta jetoj jetën me hijeshi,
me zemër të lehtë,
me shpirt që vallëzon si valët mbi ujë
dhe me sy që shkëlqejnë nga gëzimi.
Sepse jeta bëhet më e bukur
kur mëson ta duash çdo çast të saj…
ngadalë, qetë dhe me gjithë shpirt.
/QendraPress/