Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Rovena SHUTERIQI
Nga pena që s’të harron
———————————————————–
Lodruan kujtimet mbi hidhërimin e buzëve të thara.
Belbëzimet kërcyen si tingujt e violinës telkëputur.
Lotët rimbushën oazet që rënkonin në grahma.
Memoria u mpi, statike qëndroi tek sytë e munguar.
Vetvetiu dora, preku gjurmët e duarve të tua mbi flokë.
Më pas ledhatoi gushën e tejngopur nga puthjet.
Kërkoi pranë vetes, në ijë, trupin tënd të ngrohtë.
Por e gjeti veç në germa, nga pena që s’të harron! /www.QendraPress.com