Hapet sezoni turistik në Velipojë

0

                                          Në Velipojë ka nisur sezoni turistik. Është menduar që hapja e këtij sezoni tu kushtohet fëmijëve dhe atraksionit që sjellin sportet ujore. Ata e pëlqejnë shumë kanoen dhe Winsurfin dhe mjetet tjera lundruese sa kurioziteti ti mësojnë është shumë i madh.Për profesor Ilir Ciko kjo formë e nisjes së sezonit është mjaft interesante dhe se fëmijëve tu mësosh sportet ujore është diçka e duhur. Për kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, Velipoja dhe gjithë qarku Shkodër ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi.“Kemi dy javë që kemi filluar një promovim të Shkodrës. Dita e sotme është një ditë shenje për të filluar frekuentimin e rregullt të plazhit. Ka një angazhim të mirë të biznesit. Kemi pasur një komunikim me prefekturën dhe policinë. Kemi qenë të përfaqësuar dhe kemi diskutuar gjatë për nevojat që bashkia e Shkodrës ka për të mbështetur një sezon të mbar turistik.”“Në Velipojë nuk ka ndërtime pa leje. Edhe ato që do jenë janë struktura të lehta dhe hiqen. Shërbejnë për stacionet e plazhit.” tha Voltana Ademi.14 km plazh ranor i Velipojës e bën këtë zonë mjaft atraktive dhe të kërkuar nga pushuesit gjatë verës. /abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *