Hoqa e Qytetit, pasurohet edhe me një doktor të shkencave të Ekonomisë Dr.Nexhit S. SHALA
‘’Vendlindja ime, Hoqa e Qytetit, nga sot është më e pasur edhe me një doktor të shkencave të ekonomisë kurse hoqjanëve, kudo që ndodhen, ky lajm ua shtonë mburrjen edhe më.
Ekonomisti i dëshmuar Nexhit S. Shala, para komisionit përkatës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, pas një pune intensive shkencore, me sukses e ka mbrojtur temën e doktoraturës dhe kështu ka fituar titullin akademik Doktor i shkencës dhe, me këtë sukses, ky meritor, e shton edhe më krenarinë e vendlindjes dhe jo vetëm të saj.
Uroj që dr. Nexhiti, me shëndet e suksese të reja të marshoj drejt shekullit të ri!’’shkruan Çerkin Bytyçi shkrimtar./www.QendraPress.com/